Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka folur para gazetarëve në prag të ndeshjes të së shtunës ndaj Athletic Bilbaos, duke theksuar se sfida e radhës është më tepër sesa një takim i zakonshëm. Barça rikthehet në “Camp Nou” dhe tekniku gjerman u shpreh se ndërgjegjësimi për rëndësinë e kësaj ndeshjeje është i madh.

“Bilbao është një ekip i fortë, këtë sezon kanë treguar nivel të lartë edhe në Champions. Kanë shumë cilësi… Për ne është një mundësi perfekte për të treguar deri ku mund të arrijmë,” tha Flik.

Gjendja e Lamin Jamalit

I pyetur për situatën e talentit të ri, Lamin Jamal, Flik u shpreh optimist:
“Ka punuar shumë këto dy javë dhe jam i kënaqur me progresin. Yamal ka pasur ulje-ngritje pas dëmtimit, por mendoj se është në rrugën e duhur.”

Rikthimi i Rafinjës dhe mungesa e Rashfordit

Tekniku konfirmoi se Marcus Rashford ka pasur probleme shëndetësore:
“Rashford pati ethe të enjten dhe të premten.”

Megjithatë, Flik solli edhe një lajm të mirë:
“Rafinja është kthyer. Do të shohim nëse do të mund të luajë 10, 15 minuta apo edhe më shumë, por është pozitive që është sërish me ekipin.”

Në fund, i pyetur nëse do të pranonte të stërviste Lionel Mesin në të ardhmen, Flik buzëqeshi:
“Të punoja me Mesin? Pse jo… është lojtari më i mirë në botë.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *