Shteti i Floridës në SHBA ka miratuar një ligj shumë të ashpër, i cili lejon dënimin me vdekje për ata që kryejnë abuzim seksual ndaj fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

Guvernatori Ron DeSantis e ka mbështetur fuqimisht ligjin, duke thënë se fëmijët duhet të mbrohen me çdo kusht dhe se abuzuesit seksualë meritojnë dënime sa më të rënda.

Ligji i ri u jep prokurorëve mundësinë të kërkojnë dënim me vdekje në rastet më të rënda të abuzimit seksual, duke shënuar një ndryshim të madh në politikat penale të SHBA-së, ku dënimi kapital është përdorur zakonisht vetëm për vrasje.

Masat kanë shkaktuar debat kombëtar; mbështetësit e nismës shprehen se ligji do të frenojë krimet më të rënda kundër fëmijëve, ndërsa kritikët paralajmërojnë se ligji mund të përplaset me standardet e mëparshme të Gjykatës së Lartë.

Pavarësisht polemikave, Florida tashmë ka hapur rastet e para ku kërkohet dënimi me vdekje sipas këtij ligji.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *