Pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori së bashku me një grup aktivistësh të “Organizatës Politike”, shpallën krijimin e një partie të rë politike e cila do të njihet si “Lëvizja Bashkë”. Formimi i kësaj partie vjen si tranformimi i “Organizatës Politike” në një subjekt të mirëfilltë që tashmë do të kërkojë krahas aktivizmit edhe përfaqësimin politik në institucionet vendimmarrëse të vendit.

Arlind Qori u zgjodh kreu i kësaj lëvizje me mandat 1-vjeçar. Aktivisti i njohur, e cilësoi themelimin e kësaj partie si një nevojë të kohës e lindur para së gjithash nga nevoja për përfaqësimin e shtresave shoqërore të nëpërkëmbura dhe të harruara në shoqërinë shqiptare.

Duke folur gjatë një interviste në Euronews Albania, Qori theksoi se partia që ai tashmë kryeson do të jetë zëri i të nëpërkëmburve dhe i të harruarve në Shqipëri. Ai kujtoi se përvoja 12-vjeçare si aktivistë ka krijuar një profil të qartë të angazhimit dhe prioriteteve të kësaj lëvizje politike.

“Shpresoj që ne të mos jemi partia e 155 e radhës e një pafundësie që nuk përfaqësojnë asgjë veç kryetarëve të tyre. Nuk vijmë nga hiçi, kemi 12 vjet aktivizëm me ‘Organizatën Politike’, që është transformuar në ‘Lëvizjen Bashkë’. Kemi idetë tona, kemi dhënë edhe prova se u qëndrojmë fjalëve, në të gjitha protestat për minatorët, studentët, pensionistët, ata e dinë që jemi gati për çdo sakrificë për të mirën e përbashkët.”- tha Qori.

“Lëvizja Bashkë” njihet për anagazhimet e mëparshme në shumë kauza të ndryshme, që nga protestat kundër reformës në arsim, angazhimin për çështjen e trajtimit të minatorëve, protestat kundër zaptimit të hapësirave publike në Tiranë e deri tek fushata më e fundit, ajo e mbledhjes së 20.000 firmave për miratimin e minimumit jetik në vend.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *