Nga Daut Dauti

Sa i përket Ballkanit dhe çështjes shqiptare, Lord Cameron është pasardhës i një politike konservative, themelues i së cilës në Britani të Madhe është Aubrey Herbert. Herbert në histori ka hyrë si miku më i madh që shqiptarët kanë pasur deri tash. Herbert, ushtarak, diplomat, anëtar i partisë konservative dhe deputet në parlamentin britanik, me ‘Albanian Committee’ qe e themeloi në Londër, ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në popullarizimin e kauzës shqiptare dhe në pavarësimin e Shqipërisë. Herberti dhe Isa Boletini kanë qenë miq të ngushtë. Në fakt, Isa Boletini ka qenë heroi i Herbertit.

Pra, Aubrey Herbert është themelues i klimës proshqiptare në mesin e konservativëve britanikë. Punën e tij e kanë përcjellur Edith Durham, që pasoi te Noel Malcolm e pastaj te Tony Blair dhe te trashëgimtari i sotëm i rëndësishëm i konservativëve, Lord Cameron – garantuesi i sovranitetit të Kosovës. Atë që e tha Cameron në Prishtinë, rrënjët i ka te Herberti.

Për këtë arsye para më shumë se një viti presidentes së Kosovës i është dërguar një kërkesë që ta dekorojë Aubrey Herbertin. Me këtë rast do të shpreheshin falënderime dhe mirënjohje për miqësinë dhe ndihmën e madhe që kanë dhënë britanikët për Kosovën. Por, presidentja, në mënyrë të pakuptueshme, nuk i është përgjigjur kësaj kërkese. Ndoshta ajo nuk e ka parasyshë se miqësitë duhet të kultivohen.

Derisa presidentja e Kosovës nuk e dekoron Aubrey Herbertin, njeriun më të rëndësishëm të miqësisë britanike dhe paraardhësin politik të Lord Cameronit, kjo fotografi le t’i qëndroj si përkujtim problematik dhe ndoshta si brejtëse e ndërgjegjes.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *