Franca shênonte katër gola në finalen e fundit të botërorit ndaj Kroacisë dhe po me katër gola e nis dhe botërorin e Katarit. Dopieta e Zhiru, bashkë me golat e Mbape dhe Rabiot përmbysën avantazhin e hershêm të Australisë dhe i dhanë skuadrës së Deshamp kryesimin e grupit D. Lajmi i keq për gjelat ishte dëmtimi i mbrojtësit Lukas Hernandez. Ekzaminimet treguan se ai e ka mbyllur aventurën në Katar.

Sfida tjetër e këtij grupi mes Danimarkës dhe Tunizisë u mbyll pa gola. Vikingët ishin dominues por pa arritur të konkretizojnë rastet për shënim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *