Ambiciet e Francës për botërorin e Katarit morën një goditje të rëndë pas konfirmimit se Karim Benzema nuk mund të rekuperohet në kohë për të qenë pjesë e ekipit të Didier Deshamp. Topi i Artë në fuqi pësoi një dëmtim në kofshë pak pasi ishte rikthyer në stërvitje me grupin, gjë e cila i pamundëson sulmuesit pjesëmarrjen në sfidat e botërorit në Katar.
Trishtim për dëmtimin e Benzema shprehu tekniku i gjelave, Didier Deshamp. ““Jam me të vërtetë i trishtuar për Benzema. Ky Botëror ishte objektivi i tij më i madh. Pavarësisht kësaj goditje të rëndë kam besim në grupin tim. Do të bëjmë gjithçka për të nderuar kombin tonë.”- u shpreh Deshamp. Tekniku francez duhet të llogarisë dhe mungesat e N’Golo Kante, Pogba, Kimpembe dhe portierit Menjo.