Franca ka vendosur që të pezullojë vizat për Kosovën.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka treguar se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.

Ai shtoi se ky vendim është marrë pasi nuk është mbajtur fjala e dhënë për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të tregohen më të përgjegjshëm.

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare.

Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “do të ishte dramatike” për Kosovën që ta humbiste të drejtën e lëvizjes në BE.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian.

Dhe ndërkohë, të dyja palët kanë në tavolinë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Kosovës, më e mira e mundshme”, tha ai, duke shtuar se në të ardhmen mund të mos ketë oferta më të mira në tavolinë.

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE.

Parlamenti Evropian më 18 prill i ka thënë Kosovës po për liberalizimin e vizave, një ditë më pas u nënshkruar edhe marrëveshja për lëvizje të lirë të kosovarëve.

Marrëveshja do t’u mundësojë mbajtësve të pasaportës biometrike të Kosovës – më së voni nga 1 janari 2024 e tutje – të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.

Burimi: Monitor.al

https://www.monitor.al/franca-pezullon-vizat-per-kosoven/

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *