Vinsent Garsia, kryeredaktori i ”France Football” reagoi pas deklaratave të Realit të Madridit pasi Rodri fitoi çmiin e “Topit të Artë” duke fituar garën me Vinicius Zhunior.
Ai u shpreh se prania e Xhud Belingam dhe Dani Karvahal në 5-shen favorite i hoqi pikë të rëndësishme në votim Vinicius Zhuniorit.
Garsia e cilësoi jo të denjë bojkotimin e ceremonisë nga Reali i Madridit duke shtuar se ndaj tij pati presione nga klubi spanjoll.

“Ajo që ndodhi nuk mund të justifikohet. Kisha shumë preson nga Reali i Madridit. Ata çuan tre lojtarë favoritë dhe kjo solli shpërndarje të pikëve në votim.
Rodri vinte në këtë garë si kampion Evrope dhe lojtari më i mirë i atij turneu dhe ky fakt nuk duhet anashkaluar.
Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi se si votojnëtrajnerët dhe futbollistët.” – u shpreh Garsia.