Mediumi i njohur francez e konsideroi vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës si hap kyç për vendosjen e sovranitetit shtetëror të Kosovës në pjesën veriore të kontrolluar nga Beogradi dhe strukturat e tij paralele.

Referuar artikullit në fjalë, ky vendim e afron kryeministrin Kurti gjithnjë dhe më shumë fitores për shtrirjen e shtetësisë së Kosovës në “getot” e Serbisë.

“Në moshën 48 vjeç, Kurti është duke arritur atje ku të gjithë parardhësit e tij kanë dështuar: T’i japë fund mbikëqyrjes së ushtruar de facto nga Beogradi mbi jetën e përditshme të serbëve që jetojnë në këto katër komuna në veri të këtij qyteti të ndarë dhe që deri më tani refuzonin gjithmonë të njihnin sovranitetin e një vendi që po përgatitet të festojë 16 vjetorin e pavarësisë së tij.”- shkruan “Le Monde”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *