Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka folur pas humbjes ndaj Turqisë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Pas eliminimit dramatik, ai theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i ekipit dhe se objektivi i radhës për përfaqësuesen mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian.
Foda u shpreh se kishte ardhur te përfaqësuesja e Kosovës me synimin për ta dërguar ekipin në Botëror, por pranoi se skuadra nuk arriti ta realizojë këtë qëllim në përballjen vendimtare.
Ai theksoi gjithashtu se është krenar për futbollistët dhe për mënyrën se si ekipi e përfaqësoi Kosovën gjatë këtij rrugëtimi.
Trajneri falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe, duke theksuar entuziazmin dhe përkrahjen që skuadra ka marrë si në stadium, ashtu edhe nga shqiptarët kudo që ndodhen.
Sipas tij, përfaqësuesja tani do të shohë përpara dhe do të vazhdojë punën për të arritur objektivat e ardhshëm në garat ndërkombëtare.

