Figurat e ndritura të vendit tonë janë të shumta dhe nderohen në një territor shumë të gjerë, që e kalon disa herë territorin e Shqipërisë. Një ndër ta është edhe shkrimtari, ipeshkevi, leksiokografi, folkloristi dhe etnografi, Frang Bardhi.

Po kush ishte Frang Bardhi dhe cila ka qenë veprimtaria e tij? Ai ka studiuar në Seminarin e Loretos në Itali. Frank Bardhi ishte ipeshkvit i Sapës. Ishte shkruesi i parë i një fjalori për Gjuhën Shqipe (i cili fjalorë ka rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip).

Por Kolë Ashta thotë se ka 2544 fjalë si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Kjo e bënë që Bardhi të jetë leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi i parë shqiptar i njohur deri më tani.

Frang Bardhi ( 1606 – 1643) është i pari që del jashtë kornizave të shkrimit biblik, duke hedhur në fushë të dijes : Gjuhësi, Etnografi, Histori etj. Bardhi mban stafetën si autori i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare. Midis autorëve të tjerë të kësaj periudhe, Bardhi zë një vend të veçantë.

Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve në veprimtarinë atdhetare, në fushën e krijimtarisë letrare i kalon caqet e përkthimeve fetare. Ai kishte interesa më të gjera. Bardhi bëri edhe përkthime fetare, por ato mbeten të pabotuara dhe humbën, prandaj ai ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare si leksikografi i parë shqiptar, si historian, folklorist e etnograf.

Vitet e fundit të jetës së Bardhit në vend që të ishin vite pune në lëmin e gjuhësisë e të letërsisë shqipe dhe të lëvizjes shqiptare për t’u çliruar, siç pritej prej hartuesit të fjalorit të parë të shqipes, përmbledhësit të parë të folklorit të parë të shqipes, prej mbledhësit të parë të folklorit tonë dhe prej mbrojtësit erudit të shqiptarisë së Skënderbeut, ishin vite lufte kundër pushtimit të huaj, ashtu edhe kundër synimeve të kishës katolike të Romës, vite që e lodhën shumë.

Duke u gjendur në pellgun e kundërshtimeve dhe të intrigave që u thuren kundër tij më në fund u dorëzua, në mos drejtpërdrejt, tërthorazi. Vdiq fare i ri, në moshën 37-vjeçare, në një kohë kur mund të ndihmonte shumë për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të kulturës shqiptare.

Megjithatë Bardhi mbetet një nga figurat më të shquara të kulturës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai na la trashëgim dy vepra madhore, “Fjalori latinisht-shqip” dhe “Apologjia e Skënderbeut”./Hejza

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *