Përfundimi i numërimit të votave në Himarë nxori fitues kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri.
Beleri mundi Jorgo Goron e Partisë Socialiste me vetëm 30 vota diferencë.
Fredi Beleri, aktualisht mbahet në burg pasi po procedohet për akuzën e blerjes së votave, ndërkohë që ai u bë protagonist me disa deklarata kontroverse teksa premtonte helenizimin e Himarës nësë do të merrte kryesimin e bashkisë.
Arrestimi i Belerit solli reagime nga autoritetet e larta të politikës greke, mes tyre dhe të kryeministrit Micotaqis që kërkoi lirimin e Belerit duke i cilësuar akuzat ndaj tij si të pabazuara në fakte dhe prova.