Fredi Beleri, i ftuar në emisionin “Dekalog” nga gazetari Rolando Qafoku në DritareTV, ka folur për çështjen çame.

I pyetur nëse mendon se çështja çame mund të zgjidhet ndonjëherë, Beleri mohoi përdorimin e termit “masakër” për ngjarjet ndaj popullsisë çame gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i justifikuar dëbimet me akuzën e bashkëpunimit me pushtuesit nazistë.

“Kanë bashkëpunuar me okupatorët nazistë. Kush ka bashkëpunuar, është e padiskutueshme,” – deklaroi Beleri në studio.

Ai bëri një paralelizëm me dëbimin e gjermanëve nga Polonia dhe Çekosllovakia pas Luftës së Dytë Botërore, duke e cilësuar dëbimin e çamëve si pjesë të spastrimeve të pasluftës ndaj popullsive të konsideruara bashkëpunëtore të Boshtit.

Gjatë debatit, gazetari Rolando Qafoku i kujtoi dëshmitë për masakra ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe figurën e Nuredin Dinos, por Beleri këmbënguli në qëndrimin e tij, duke deklaruar se ekzistojnë mijëra vendime të gjykatave greke për krime lufte.

“Ka rreth 2000 vendime të gjykatave greke për krime lufte,” – u shpreh ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *