Frimpong është lojtari më i ri i Liverpool-it. Mesfushori holandez i krahut të djathtë ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Anglisë, duke u bërë afrimi i parë i trajnerit Arne Slot në këtë merkato verore.

Klubi nga “Anfield” ka shpenzuar 35 milionë euro për ta transferuar 23-vjeçarin nga Bayer Leverkusen, ku Frimpong ishte një ndër figurat kyçe në fitimin historik të titullit kampion në Bundesligë sezonin e kaluar.

Pas sigurisë në krahun e djathtë, fokusi i Liverpool-it tashmë kalon te përforcimi i repartit ofensiv. Objektivi kryesor i merkatos mbetet Aleksander Isak, sulmuesi i Newcastle-it, i cili shihet si profili ideal për të udhëhequr sulmin në sezonin e ri.

By Editor