Franca i dha fund mrekullisë së Marokut në këtë botëror duke e mundur 2-0 dhe tashmë i bashkohet Argjentinës në finalen e madhe të së dielës.

Teo Hernandezi i dha avantazhin francezëve në fillimin e pjesës së parë. Marokenët krijojnë volum loje në kërkim të barazimit. 20 minutat e para të pjesës së dytë flasin për afrikanët të cilët nuk kanë qartësi në finalizim. 

Kur Franca u duk se po mendonte vetëm të mbrohej, Mbapeja nxjerr nga repertori i tij një inkursion që nxjerr të lirë në zonë Kolomuaninë që realizon golin e dytë.

Gjelat e Deshamp janë tashmë një hap larg ruajtjes së fronit që e morën katër vite më parë në Rusi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *