Zyrtarët e ministrisë izraelite të Mbrojtjes deklaruan se Irani ka lëshuar mbi 150 dronë dhe një numër ende të papërcaktuar raketash në drejtim të vendit të tyre. 

Sistemet izraelite dhe ato amerikane të mbrojtjes kanë arritur të shkatërrojnë në ajër shumicën e dronëve dhe raketave, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna të sakta për viktima në territorin e Izraelit. 

Presidenti i SHBA-ve, Xho Baiden deklaroi se do të thërrasë një mbledhje urgjente të G7-s në një kohë kur kryeministri izrealit Benjamin Netanjahu tha se vendi i tij do të fitojë edhe në këtë sfidë të re. 

Regjimi i ajatollahëve në Iran e cilëson sulmin ndaj Izraelit vetëm si aktin e parë të kundërpërgjigjes ndaj sulmit të konsullatës së tyre diplomatike në Damask të Sirisë. Zyrtarët iranianë thekojnë se nëse Izraeli hakmerret ndaj këtyre sulmeve, atëherë një valë tjetër sulmesh do të nisë ndaj shtetit hebre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *