Burime nga Ministria e Mbrojtjes në Kosovë konfirmojnë se autoblindat janë donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Burime nga kjo ministri nuk kanë konfirmuar ende numrin e saktë të mjeteve të dhuruara.

Autoblindat amerikane janë filmuar duke u transportuar drejt kazermave të FSK-së, ndërsa një sasi e dytë pritet të mbërrijë në ditët në vijim.

By Editor