Një Spanjë për kopertinë. Rodri, Ruix, Uilliams dhe Olmo shënuan katër herë në portën e Gjeorgjisë.
Skuadra e Vili Sanjol thuri iluzionet e para kur Lenormo shënoi autogol në portën spanjolle.
Iberikët nuk e ulën ritmin dhe shënuan katër herë në një përballje të dominuar nga të besuarit e De la Fuentes që shpërdoruan dhe shumë raste të tjera shënimi.
Gjeorgjia tentoi në disa momente me Kvaratshkelian, por klasi i lojtarit të Napolit nuk mjaftoi.
Më 5 korrik, në Shtutgart luhet klasikja e çerekfinales Gjermani – Spanjë.