Bota e futbollit humb një tjetër ikonë. Pas legjendës Pele, ishte Xhanluka Viali ai që ndërroi jetë pas një beteje 5-vjeçare me kancerin e pankreasit.

Ish-sulmuesi ndërroi jetë në Londër ku po merrte trajtim intensiv për sëmundjen e tij. Viali, fillimisht reagoi mirë ndaj kurës dhe kjo i mundësoi atij të merrte dhe një vend në stafin e Roberto Mançinit në përfaqësuesen italiane gjatë evropianit të 2020-ës, por “mysafiri i paftuar”- siç e quante Viali sëmundjen, u rikthye sërish duke i marrë jetën.

Viali në karrierën e tij ka luajtur me ekipi si Kremoneze, Sampdoria, Juventus dhe Çelsi. Në total, Viali ka luajtur 488 ndeshje si profesionit duke shënuar 167 gola. Me përfaqësuesen italiane, Viali zhvilloi 59 ndeshje duke shënuar 16 gola. Në karrierën si trajner ai drejtoi Çelsin dhe Uatfordin, ndërsa për shumë vite punoi dhe si komentator sportiv.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *