Kristiano Ronaldo u prezantua sot si lojtar i Al Nasr në Arabinë Saudite, por portugezi i befasoi të gjithë në konferencën e shtypit kur deklaroi se po luante në Afrikën e Jugut. “Jam i lumtur që ndodhem dhe që do të fitoj në Afrikën e Jugut” – tha Ronaldo.
37-vjecari po ashtu theksoi se cikli i tij në Evropë kishte përfunduar dhe se ofertat për të nuk kishin munguar.
“Kam luajtur në klubet më të mëdha të botës dhe kam fituar gjithçka. Puna ime në Evropë ka marrë fund. I kam refuzuar disa oferta për të ardhur këtu. Në Al-Nassr kam ardhur për të fituar.” – shtoi Ronaldo.