Donald Tramp lëshoi dy gafa klasike gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Nju Hempshër.
Ish-presidenti amerikan u tha mbështetësve të tij se lideri i Turqsisë është drejtuesi i Hungarisë, Viktor Orban, ndërsa Hungaria është një nga shtetet që kufizohet me Rusinë.
Në realitet, Hungaria nuk kufizohet me Rusinë, ndërsa lideri i Turqisë është Rexhep Taip Erdogan.
“Është njëri, Viktor Orban, keni dëgjuar ndonjëherë për të? Ai është ndoshta një nga liderët më të fortë kudo në botë. Ai është lideri i Turqisë.” – u shpreh ai.