Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, po shfaq një formë të shkëlqyer këtë sezon me Dinamon e Zagrebit në Kroaci.

Sipas mediave turke dhe kroate, klubi i njohur turk Galatasaraj ka bërë një ofertë për sulmuesin kuqezi, por Dinamoja e Zagrebit nuk ka pranuar largimin e tij në këtë fazë të sezonit, duke e konsideruar Hoxhën një pjesë të rëndësishme të skuadrës.

Raportohet gjithashtu se një ofertë më tërheqëse është bërë nga Fenerbahçe, e cila mund të jetë më e pranueshme për Dinamon, sidomos në një marrëveshje që mund të lidhet edhe me portierin Dominik Livakoviç.

Situata mund të ndryshojë vetëm nëse vjen një propozim financiar i konsiderueshëm para mbylljes së afatit kalimtar.

Arbër Hoxha po kalon një sezon të suksesshëm me Dinamon e Zagrebit, ku në 17 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime. Me Kombëtaren shqiptare, ai ka regjistruar 21 paraqitje dhe 1 gol.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *