Analisti dhe ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të dhënë 100 euro shpërblim për fëmijët në festat e fundvitit.
Sipas Gashit, 38 milionë eurot e përcaktuara për këtë vendim mund të ishin përdorur në mënyrë më të dobishme për fëmijët duke përmirësuar cilësinë e teksteve në shkollat e Kosovës.
“Qeveria e kosovës paska vendosë që 380 mijë fëmijëve në Kosovë me jau nda nga 100 €, që i bjen 38 milionë € krejt.
Shumica dërmuese e fëmijëve në Kosovë kanë nevojë për shembull për tekste mësimore krejt tjera, e me 38 milionë € i kishim ble prej Britanisë të Madhe a prej Shteteve të Bashkume të Amerikës të drejtat e autorit për krejt tekstet mësimore për shkollat fillore e të mesme dhe i kishim përkthy.
Ama, për këtë duhet punë, kështu që ma lehtë jepja secilit nga një gurabi qaty (100 €).
Albin Kurti ky shpërndarës gurabijash.
Qeveri gurabi.” – shkruan Gashi