Disa media shqiptare po ripublikojnë vazhdimisht lajme me burime të dyshimta nga gazetat nacionaliste serbe. Një shembull i fundit është artikulli i botuar nga gazeta propaganduese serbe “Alo”, e cila përpiqet të krijojë një skenar imagjinar kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas artikullit, Kurti thuhet se kishte tentuar të vriste ish-të dërguarin special të SHBA-së, Richard Grenell, dhe se shërbimet inteligjente amerikane dhe gjermane posedojnë prova për këtë. Gazeta lidh pretendimet me tensionet politike të kaluar mes Kurtit dhe Grenell gjatë mandatit të këtij të fundit.

Njohësit dhe analistët e medias paralajmërojnë se ky lloj raportimi është i paqartë dhe me qëllim sensacionalist, duke i shfrytëzuar për të ushqyer narrativat anti-shqiptare dhe për të manipuluar opinionin publik. Gazeta “Alo” njihet për qëndrimet e saj kundër Kosovës dhe Shqipërisë, dhe shpesh publikojnë lajme me pretendime pa baza të vërteta.

Në fakt, nuk ka asnjë provë publike që mbështet këtë pretendim, dhe burimet ndërkombëtare e konsiderojnë lajmin si tërësisht spekulativ dhe imagjinar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *