Organizata “Reporterët pa Kufi” e renditi Shqipërinë të 193-tën në botë për lirinë e shtypit duke humbur 20 pozicione nga viti i kaluar.
Pavol Szalai, kreu i njësisë për Ballkanin dhe BE-në pranë RSF-së, tha për “EurActiv” se gazetarët shqiptarë janë të dhunuar dhe të kërcënuar.
“Gazetarët janë vërtet viktima të dhunës policore.”- tha ai duke sjellë shembujt e kësaj dhune. Të gjitha rastet janë denoncuar publikisht nga RSF-ja.
Ndër rastet, RSF-ja ka denoncuar dhunën policore ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj që u dhunua dhe të cilit iu sekuestrua telefoni gjatë kohës kur po filmonte një operacion policor.
RSF-ja gjithashtu denoncoi rastet e shumta të dhunës mbi gazetarët më 8 janar, kur u protestua përpara selisë së Partisë Demokratike. Forcat policore dhunuan hapur gazetarët që po mbulonin ngjarjen.
Rast tjetër i denoncuar ishte ai i gazetarit dhe kameramanit Ledio Guni nga “Fax News”, që u dhunua barbarisht dhe më pas u arrestua teksa po mbulonte protestën për prishjen e banesave te zona e “5 Majit”.