Edon Zhegrova vazhdon të qëndrojë në bankën rezervë te Juventusi, pasi trajneri Luciano Spalletti nuk e aktivizoi as në fitoren 4-1 ndaj Parmës.
Në pesë ndeshjet e fundit, kosovari ka luajtur vetëm dy herë, duke grumbulluar gjithsej 15 minuta lojë.
Gazetari italian, i afërt me klubin, Romeo Agresti, shprehu habinë e tij për vendimin për ta lënë jashtë fushës.
“Një gjë që më ka habitur është se si Spalletti vendosi Kosticin në krahun e djathtë dhe jo Zhegrovën. Ose nuk është në formë, ose janë zgjedhje teknike, duke u bazuar në faktin se për momentin nuk ofron garanci”, tha Agresti.
Ai shtoi se Zhegrova është propozuar nga Juventusi në disa marrëveshje shkëmbimi gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Ka shumë zëra që sugjerojnë se Juventusi e ka propozuar në disa shkëmbime. Do të shohim nëse do të ketë zhvillime pozitive gjatë sezonit. Për momentin, nuk është në të njëjtin pozicion si João Mário, por diferenca është e vogël”, tha gazetari italian.
Situata e Zhegrovës duket se është një kombinim i zgjedhjeve teknike dhe mungesës së mundësive për të treguar potencialin e tij.

