Gazetari italian Gabriele Nunziati është pezulluar nga agjencia ku punonte, pas një pyetjeje që i drejtoi zëdhënëses së Komisionit Evropian, Paula Pinho. Pyetja e tij ishte: “A mendoni se Izraeli duhet të paguajë për rindërtimin e Gazës?”
Pyetja u bë gjatë një konference për shtyp në Bruksel më 13 tetor 2025 dhe shkaktoi reagime të menjëhershme. Zëdhënësja e Komisionit Evropian nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se nuk kishte koment në këtë moment. Pak ditë më pas, agjencia italiane ku punonte Nunziati e njoftoi atë për pezullimin, duke argumentuar se pyetja ishte “jashtë vendit dhe e pasaktë”.
Sindikatat italiane dhe ndërkombëtare të gazetarëve kanë dënuar vendimin, duke e cilësuar atë si shkelje të lirisë së shtypit. Deputetë italianë dhe organizata për të drejtat e medias kanë kërkuar qartësi dhe rikthimin e gazetarit në detyrë.
Agjencia e Komisionit Evropian ka theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me agjencinë për pezullimin e gazetarit, duke nënvizuar se vendimi ishte ekskluzivisht i brendshëm i agjencisë italiane.

