Gerardo Geco reagoi pasi Edi Rama shkroi në platformën “X” se fjalët e tij në “La Republica” ishin devijuar nga thelbi i tyre. 

Greco thekson në reagimin e tij se Edi Rama i ndryshoi fjalët pasi në bisedën me të i kishte thënë se funksionimi i kampeve për pritjen e refugjatëve në Shëngjin do të jetë i vështirë. Greco shtoi se askush nuk pretendon të përfshijë Ramën në vorbullën e politikës së brendshme italiane dhe se ky pretendim është krejt i pavend.

“Është e vërtetë, kryeministri Rama është një mysafir i mirë. U takuam në Tiranë në një takim për gati 1 orë përpara një kafeje. Padyshim që folëm për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë. Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këtë dhe ai u përgjigj menjëherë po.

Askush nuk ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por ai vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane. Në thojza është kuptimi i bisedës sonë të këndshme që është raportuar me besnikëri në shkrim.”- u shpreh Greco.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *