Gazetari malazez, Dushko Mihajloviç tha për “The Geopost” se kreu i parlamentit në Malin e Zi, Mandiç është në shërbim të Aleksandër Vuçiçit në jetësimin e platformës për botën serbe. 

Sipas tij, ligji për dyshtetësinë është një përpjekje e qartë nga ana e Serbisë për të vendosur diktatin mbi Malin e Zi me synimin e mëvonshëm, shpërbërjen e këtij shteti. 

Sipas Mihajloviç, pjesë e skenarit është dhe kryeministri Milojko Spajiç me pavendosmërinë e tij kundrejt presidentit të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe. 

“Deklaratat e kryeministrit Spajiç lidhur me disa çështje të rëndësishme politikisht për Malin e Zi, si rregull, janë gjithmonë të cekëta dhe tregojnë ose mosnjohje të thelbit të çështjes ose një lloj qëllimi të keq. Është e qartë për këdo që i njeh fare ngjarjet politike në Mal të Zi se historia e dyshtetësisë është historia e fshirjes së Malit të Zi nga harta evropiane si shtet sovran. Mali i Zi është një vend i vogël me rreth 620,000-630,000 banorë dhe me këto iniciativa të shtyra nga përfaqësuesit e partive pro-serbe dhe proruse në Mal të Zi, përkatësisht kryetari i Parlamentit Andrija Mandiq dhe partneri i tij nga Partia më e vogël Popullore Demokratike, Milan Knezheviq, i cili dikur formoi Frontin Demokratik, synon të regjistrojë mbi 350,000 njerëz me shtetësi malazez.” – u shpreh drektuesi i portalit malalez ETV.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *