Gazetari serb, Branislav Krstiç tha në emisionin ”Kallxo Përnime” se Asosacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të mos ofrojë kompetenca ekzekutive dhe kjo është një fitore për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Krstiç thkesoi se Kurti zhvilloi një fushatë intensive kundër Asosacionit duke bindur amerikanët që Asosacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive për serbët e Kosovës, gjë e cila e kthen ata në një mekanizëm formal. Sipas Krstiç, Kurti arriti të bindë amerikanët se një Asosacion me kompetenca ekzekutive do të rrënonte kushtetuetshmërinë e shtetit të Kosovës.

“Me fushatën e tij, ai arriti të bindë administratën amerikane se Asociacioni mund të mos ketë kompetenca të tilla ekzekutive të cilat do të prishnin në njëfarë mënyre rendin kushtetues të shtetit të Kosovës.”- tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *