Gazetari i njohur sportiv në Turqi, Mehmet Demirkol sqaroi se një burim i besueshëm brenda klubit të Beshiktasht i ka komfirmuar se Ernest Muçi do të shitet te Aston Vila.
Skuadra e Premier Ligës do të paguajë 19 milionë euro për 23-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë duke i ofruar një kontratë për katër vite me pagë 2.5 milionë euro në sezon.
Ernest Muçi kaloi në janarin e këtij viti nga Legia e Varshavës te Beshiktashi për 10 milionë euro dhe bindi me paraqitjet e tij me fanellën e klubit të njohur nga Stambolli.
Aston Vila e kërkoi sulmuesin edhe gjatë merkatos së janarit, por ai zgjodhi Beshiktashin. Kalimi te Aston Vila mund të jetë mundësia e hapit të madh në karrierë për Muçin me klubin anglez që këtë vit është pjesë e Ligës së Kampionëve.