Gamend Bardhi u paraqit në zyrat e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme. 

Deputeti demokrat foli për mediat pas daljes nga SPAK-u ku u shpreh se atij i ishte drejtuar vetëm një pyetje. 

Bardhi shtoi se faktet dhe provat që ai posedon i kishte dorëzuar te agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gazmend Bardhi e akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën si pjesë të një grupi kriminal të trafikut të drogës i hetuar më parë në dosjen “Xibraka”, dosje e cila u rihap sërish për hetime të mëtejshme nga SPAK-u. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *