Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka bërë akuza të rënda ndaj Ergys Agasit, duke deklaruar se ai ka pasur një ndikim të madh në strukturat më të rëndësishme të shtetit.
Sipas Bardhit, Agasi ka shkarkuar nga detyra tre ministra të Brendshëm, për arsye që lidhen me faktin se “nuk i pëlqenin” apo nuk i bindeshin kërkesave të tij. Ai e cilësoi këtë si një dëshmi të kapjes së institucioneve dhe të ushtrimit të pushtetit real jashtë strukturave zyrtare.
“Ergys Agasi kontrollonte SHISH-in, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Policinë e Shtetit”, u shpreh Bardhi, duke shtuar se ky nivel ndikimi përbën një rrezik serioz për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të shtetit.

