Miliardieri dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Geits ka thumbuar drejtuesin e Tesla-s, Elon Mask duke thënë se ky i fundit i harxhon kot paratë e tij për të shkuar në planetin Mars, kur me ato para mund të shpëtoheshin shumë jetë në tokë.
Geits i tha BBC-së se Mask nuk mund të konsiderohej një filantrop i vërtetë siç ështê ai vetë apo dhe Xhef Bezos, drejtuesi i Amazon-it.
“Është shumë e shtrenjtë të shkosh në Mars. Mund të blesh vaksina kundër fruthit dhe të shpëtosh jetë për 1000 dollarë, për jetë të shpëtuar.”- tha ai, duke shpjeguar se udhëtimi në hapësirë nuk është një mënyrë me kosto efektive për të shpëtuar jetë.