Seanca e parashikuar për sot u shty pasi Kuvendi do të hapë dyert për të përcjellë në banesën e fundit ish-deputetin Gerti Bogdani.
44-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme pas një arresti të papritur kardiak teksa ishte në shoqërinë e dy miqve të tij amerikanë në një nga hotelet e Tiranës.
Gerti Bogdani kohët e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, ndërkohë që gara e tij e fundit ishin primaret e vitit 2022 ku kërkoi të votëbesohej si kandidat për bashkinë e Tiranës.
Partia Demokratike e shpalli ditën e sotme si ditë zie duke ulur në gjysmështizë flamujt kombëtarë dhe ata partiakë.