Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e cilësoi Bashkimin Evropian si tigër prej letre nëse përkrah nuk do të kishte SHBA-të dhe NATO-n.
“Pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme, nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtime në union dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një “Tigër prej letre” në aspektin e sigurisë.”- u shpreh Gërvalla gjatë një fjalimi të mbajtur në Dubrovnik.
Të papranueshme e cilësoi këtë deklaratë emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
Spas tij, arritjet e SHBA-ve në rajon janë produkt i punës së përbashkët dhe partneritetit me Bashkimin Evropian.