Shefja e diplomacisë së Kosovës tha në RTK se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi duhet të zëvendësohet pasi ka dështuar në përmbushjen e misionit më të ciln është ngarkuar.
Gërvalla theksoi se Mirosllav Lajçak u është shmangur të gjitha zotimeve që ka dhënë në Prishtinë sapo ka shkelur më pas në Beograd.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku ka dështuar në gjithë procesin e dialogut.” – tha ajo.