Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Serbia vetëm sa po e shton varësinë ndaj Rusisë dhe nuk ka arsye të njihet si vend demokratik.

“Serbia nuk do marrëveshje, ajo do të sabotojë çfarëdolloj marrëveshje. Serbia në 2023-shin, nuk dëshiron të inkuadrohet në BE, do miliardat e BE-së, por jo anëtarësimin. Vuçiçi e Daçiçi duan rend të dirigjuar nga Moska, por kjo nuk do të jetë e mundur për të lejuar një rend të tillë ku dominimi kërkohet përmes luftës dhe pushtimit.” – tha Gërvalla.

Ajo shtoi se Kosova ka kapacitete dhe do t’i përgjigjej çfarëdolloj agresioni të mundshëm nga Serbia.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *