Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj debatit të ndezur mes Sami Lushtakut dhe ish-deputetes Adriana Matoshi, duke thënë se problemi nuk qëndron te gjuha fyese e Lushtakut, por te fakti që ai vazhdon të jetë i lirë për “bëmat e tij”.

“Pse nuk komentoj çka tha Sami Lushtaku për Adriana Matoshin? Sepse skandali i vërtetë nuk janë gjuha dhe qasja e tij primitive, por fakti që ai ende lëviz i lirë, pa u përgjigjur para ligjit për bëmat e tij,” shkroi Gërvalla, duke theksuar se drejtësia duhet të trajtojë qartë çështjet e figurave që për vite me radhë kanë qenë të paprekshme.

Reagimi i saj erdhi pas polemikave të ashpra që shpërthyen kur Sami Lushtaku, i pyetur për akuzat e Matoshit lidhur me blerjen e disa hektarëve tokë, përdori gjuhë fyese ndaj ish-deputetes, duke thënë se “niveli i saj i ngjan shtëpive publike më shumë sesa një ligjvënëseje”. Deklaratë që u cilësua e papranueshme nga organizatat e grave dhe aktorë të tjerë politikë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *