Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shvarc, ka reaguar në rrjetin social X, duke theksuar se historia tregon se për të kuptuar qëllimet e Rusisë në Ballkan, duhet vëzhguar politika e Serbisë.

Sipas saj, Serbia ndjek një politikë të ngjashme me atë të Moskës. Gërvalla përmendi deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili foli për “fundin e rendit botëror” dhe paralajmëroi dyfishimin e ushtrisë serbe.

“Ky mesazh duket se vjen si nga Rusia, ashtu edhe për Rusinë”, shkroi ministrja. Ajo shtoi se kërcënimi real nuk vjen nga jashtë, por nga udhëheqja e vetë Serbisë.

Gërvalla kritikoi udhëheqjen serbe për përpjekjet e saj për të ndërtuar një “perandori rajonale” në vend të një shteti evropian të fokusuar te reformat dhe integrimi në Bashkimin Evropian, duke e përshkruar mentalitetin e saj si “rus në miniaturë”.

“Nuk do të ishte hera e parë që Serbia i vë flakën Evropës”, përfundoi ministrja.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *