Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një interviste të dhënë për Klan Kosova pranoi për të parën herë se Kosova ka marrë një propozim franko-gjerman për gjetjen e një zgjidhje në dialogun me Serbinë. Sipas Gërvallës, këshilltarët politikë të presidentit francez Makron dhe kancelarit gjerman Sholc kanë dorëzuar një plan ku ofrohen disa propozime me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve. Megjithatë e para e diplomacisë së Kosovës u tregua e rezervuar duke mos dhënë detaje konkrete për propozimin në fjalë. Gërvalla hodhi poshtë aludimet se pjesë e këtij propozimi është dhe ofrimi i ulëses në OKB për Kosovën. “Është e vërtetë se ka një propozim të tillë ardhur nga dy këshilltarët politikë të presidentit Makron dhe kancelarit Sholc, por në këtë propozim nuk flitet për ulësen e supozuar të Kosovës në OKB. Ajo çfarë është thënë nga presidenti i Serbisë lidhur me këtë çështje është vetëm 10% e vërtetë. Qëllimi i këtij propozimi është krejt tjetër dhe nuk lidhet me ulësen tonë në OKB” – u shpreh Gërvalla.


Lidhur me një vendimin për ndalimin e lëvizjes në Kosovë për shtetasit rusë të larguar nga Rusia, Gërvalla tha se është duke u punuar për marrjen e një vendimi dhe ai pritet t’I paraqitet për vendim qeveresisë së Kosovës. “Jam konsultuar për ketë çështje me kolegë nga vendet balltike dhe me zyrtarë polakë. Ne mund të dalim së shpejti me një vendim për ndalimin e lëvizjes së shtetasve rusë në Kosovë për shkaqe turizmi. Ky vendim do të merret bazuar në vendimet e marra nga partnerët tanë”- theksoi Gërvalla.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *