Ministrja e Jashtme e Kosovës e ka konfirmuar këtë nismë të qeverisë së Kosovës në një letër dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.
Gërvalla sqaron në letrën e saj se autoritetet e Kosovës po punojnë për këtë propozim duke nënvizuar se shteti i Kosovës nuk do të pranojë asnjë propzim alternativ për Asosacion të komunave me shumicë serbe pasi e drejta për hartimin e tij i përket shtetit të Kosovës.
Gërvalla shton në letrën e saj se propozimi do të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese deri në fundin e këtij muajti dhe se ai do të jetë plotësisht në përputhje me kornizën kushtetuese të vendit. Kryediplomatja thekson se propozimi për Asosacionin do të ketë si referencë sugjerimet e marra nga Fondacioni “Friedrich Ebert” të ciilt i është kërkuar konsulencë.