Nadir Gjata, pronari i një agjencie biletarie në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm.
Familjarët e tij u thanë mediave që Gjata është vrarë pasi ka gjurmë goditjesh në kokë dhe çanta e tij e dorës nuk u gjet pranë trupit.
Policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.