Mojtaba Khamenei raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është i shtruar në spital në qytetin iranian të Qomit, duke mos qenë në gjendje të kryejë detyrat apo të marrë pjesë në vendimmarrjet e regjimit.

Sipas gazetës britanike The Times, informacioni bazohet në një memo diplomatike që përfshin një vlerësim të inteligjencës amerikane dhe izraelite, i cili thuhet se është ndarë edhe me vendet e Gjirit.

Në dokument thuhet se kjo është hera e parë që bëhen publike të dhëna konkrete për vendndodhjen dhe gjendjen e një figure kaq të rëndësishme të pushtetit iranian që nga fillimi i konfliktit në rajon. Sipas raportimeve, besohet se ai është plagosur gjatë sulmeve të para të luftës më 28 shkurt.

Memoja përmend gjithashtu se janë bërë përgatitje për varrimin e babait të tij, ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në qytetin e Qomit, pas raportimeve se ai ka humbur jetën në sulmet e para të luftës.

Megjithatë, këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane. Publikimi i tyre pritet të nxisë debat mbi balancat e pushtetit në Teheran, në një moment shumë të tensionuar për rajonin, ndërsa afati i ultimatumit të dhënë nga Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje po afrohet drejt fundit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *