Enriko Barduani do të jetë drejtusi i ri i trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë. Ai u prit nga përfaqësuesi i ambasadës italiane në Prishtinë. Gjeneralin Italian do të pasojë në këtë funksion homologun e tij turk, Ozkan Ulutas.
Kjo është hera e 14-të që Italia merr drejtimin e misionit ushtarak në Kosovë që nga prania e tij në vitin 1999.

Barduani u zotua se do të përmbushë me seriozitet detyrën e tij dhe se gjendja në veriun e Kosovës aktualisht është e qetë, por tensionet e mundshme mund të sjellin një tjetër realitet. Gjenerali italian merr detyrën zyrtarisht më 11 tetor.