Nga Astrit Cani

30 milion rus u vranë e plagosën në luftën e dytë botnore, por nuk ishte genocid. Genocid ishte ai kundër hebrejve semitë, të eleminuem në mënyrë sistematike në kampet e përqendrimit. Genocidi pra nuk asht çeshtje sasie, por metode. Rusët mund të mbroheshin ishin t’armatosun, dhe vdiqën duke luftue, hebrejt e kapun ishin civilë, nuk kishin mundësi të mbroheshin. Kur rusët fusin në dorë kampet naziste, e dokumentojnë të gjithën me pamje filmike. Venë re se masakra ndër hebrejtë e brejtun prej tifos, asht edhe ma e keqe se masakra n’mesin e tyne. 

Kshtu edhe palestinasit e bamë fërtele, gra fëmi dhe pleq nuk kanë mundësi të mbrohen – asht genocid. Nuk asht luftë, lufta ka beteja! 

Palestina nuk ka male. 

Gazalitë janë të burgosun, ngase kanë lindë të burgosun. Nji pjesë e tyne, bajnë nji kryengritje dhe grabisin e dhunojnë njerzit e drejtorisë së burgut. Me financa dhe armatime që kanë marrë falë mbylljes së nji syu nga ana e drejtorisë. 

Drejtoria e burgut mandej vendos me e rrafshue burgun me sa ka mbrendë. I njofton të burgosunit: kaloji te qelia 13 se sot do të bombardojmë 12n… shumica e gangsterave që drejtorinë burgun, nuk janë semitë, janë thjesht sionist të maskuem si hebrej. Dhe nuk janë besimtarë të asnji feje, përpos fesë së pares dhe pushtetit. 

Por ka nji klauzolë: asht e pamujtun me e mposhtë nji popull që dikur të ka mbajtë me bukë kur ke ardhë si refugjat prej Europës që të persekutoi. 

Qeveria e psikogangsterit N. apo M. si e ka mbiemrin e familjes, ka shum ngut me shti në dorë rrënojat, para se me ardhë ndërkombtarët; ngase genocidi, nuk asht ai çka shohim mbi rrënoja, po ajo çka fshehet nën rrënoja. 

Palestinasit nuk mund të shuhen, ngase ata shtohen në mënyrë biblike. 

Dhandrri i Trumpit doli me shprehjen “finish the job”! Por këtoj tarafi i ka ardhë fundi, dhe i vjen prej smbrendi, prej vetë Trumpi që e ka shum të kjartë se ka t’bajë me psikogangsterat e kapitalit. 3000 civilë të vramë gjatë presidencës së tij, randojnë ma shum se 47 mijë gjatë presidencës Biden. Çka tregon se kush ma njifije ndërgjegje e ka. Ai ndoshta ia ka shitë krahun mafies së kapitalit, por jo dhe shpirtin. Ju kujton gja kjo? Kur Toni Montana konfliktohet me Sozën, për arsyen e thjeshtë se Toni nuk pranon me vra fëmi. 

E vërteta asht nën rrënoja dhe aty lulëzon bota e re. Ndoshta për do aspekte ma e keqe se e para, por për aspekte tjera pa dyshim ma e mirë. 

Asht apartheid, i thoshin para 7 tetorit. Jo çne, jemi shtet demokratik, i vetmi shtet demokratik në ktë anë të botës… 

Asht genocid!! i thonë tashti… Jo, po të donim i shfarosnim të gjithë, jo kaq pak… Asht genocid demokratik pra!!!

Vetëm se nuk kanë me ju vra armët e Hamasit as raketat e Iranit.

Buka që ju kanë dhanë palestinezët mbas 45s, ka me ju vra.

The World is yours.

By Editor