Gjermani – Ministri i Brendshëm i landit Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul, ka bërë publike detaje të reja për ngjarjen e rëndë në një shkollë profesionale në Essen, ku një 17-vjeçar me origjinë nga Kosova plagosi me thikë mësuesen e tij. Analizat paraprake të videove të gjetura në pajisjet e sekuestruara të të dyshuarit tregojnë shenja të forta se sulmi ka pasur prapavijë fetare.

Sipas burimeve hetimore, i riu ka regjistruar një video ku justifikon sulmin duke pretenduar se mësuesja kishte ofenduar Profetin, ndërsa dëgjohet disa herë duke thirrur “Allahu Akbar”.

Hetimet zbuluan se 17-vjeçari kosovar ishte shënjestruar më herët nga policia për kërcënime, shkelje të ligjit mbi armët, dhunë fizike dhe madje edhe për posedim të materialeve të ndaluara pornografike me të mitur. Për shkak të sjelljeve problematike në shkollë, në pranverën e vitit 2023 Policia e Essenit kishte hartuar një raport të posaçëm, duke e klasifikuar si “individ me rrezik potencial”.

Sipas Zyrës së Policisë së Landit, i riu ishte përfshirë edhe në dy incidente të tjera: një kërcënim në vitin 2024 dhe një përleshje të dhunshme në prill 2025.

Ministri Reul konfirmoi gjithashtu se pas plagosjes së mësueses, po atë ditë në Essen ndodhi një tjetër tentativë vrasjeje ndaj një burri të pastrehë. Policia po heton nëse 17-vjeçari kosovar është i lidhur edhe me këtë rast.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *