Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani tashmë ka hartuar një projektligj i cili parashikon lehtësira për marrjen e nënshtetësisë gjermane dhe lehtësim të procedurave të punësimit për të huajt që interesohen të punojnë në Gjermani.

Drafti në fjalë mundëson marrjen e nënshtetësisë gjermane për të gjithë personat që kanë të paktën 5 vite qëndrimi në Gjermani pa patur nevojë të heqin dorë nga shtetësia e tyre e origjinës.

Gjithashtu, projektligj mundëson lehtësimin e ndjeshëm të procedurave të punësimit në Gjermani. Tashmë mjafton njohja e gjuhës gjermane në nivelin A1 për të interesuarit për punë në ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian.

Projekligji mundëson dhe lehtësim të procedurave për bashkimet familjare. Lidhur me këtë procedurë tashmë nevojitet njohja e gjuhës gjermane vetëm në nivel të thjeshtë të komunikimit verbal.

Kjo nismë e njohur si “nënshtetësia moderne” ishte një nga premtimet e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga kancelari Olaf Sholz

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *