Një zyrtar i kancelarisë gjermanë tha për DW se Gjermania po shqyrton marrjen e masave ndaj Serbisë ashtu siç veproi pak ditë më parë ndaj Kosovës.
Zyrtari gjerman theksoi se deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për ndalimin e eksporteve të armëve nga Serbia ishin shqetësuese dhe të papranueshme. Masat mund të përfshijnë anulimin e projekteve dhe bashkëpunimit të përbashkët në disa fusha.
“Duke pasur parasysh situatën e tensionuar – siç bëmë me Kosovën – ne po shqyrtojmë, pra, jo vetëm në kuadër të BE-së, por edhe në planin dypalësh se çfarë masash mund të ndërmerren ndaj Serbisë, për shembull duke pezulluar projektet dhe formatet e bashkëpunimit. Deklaratat e presidentit Vuçiç tregojnë se si Kosova ashtu edhe Serbia aktualisht po e pengojnë në të njëjtën masë shtensionimin e situatës.” – thuhet në deklaratë.