dpatopbilder - 08.02.2022, Ukraine, Schyrokyne: RECROP - Annalena Baerbock (Bündnis 90/Die Grünen), Außenministerin, informiert sich im verlassenen Ort Schyrokyne an der Frontlinie zwischen der ukrainischen Armee und den von Russland unterstützten Separatisten über die Lage im Konfliktgebiet Donbass. Außenministerin Baerbock ist zu einem zweitägigen Besuch in der Hauptstadt und im Osten der Ukraine. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj Ukrainës dhe Kievi zyrtar i është drejtuar sërish për ndihmë aleatëve perëndimorë. Pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, dy furnizuesit më të mëdhenj me armë të Ukrainës deri në këtë fazë të luftës, duket se tashmë është Gjermania ajo që kërkon të thotë fjalën e saj. E vendosur në qendër të kritikave për pasivitetin e saj në këtë konflikt, supërfuqia ekonomike e Evropës ka vendosur të ndryshojë krejtësisht kurs.


Para pak muajsh ishte kancelari, Olaf Sholc, ai që premtoi dërgimin në Ukrainë të katër sistemeve të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM, sistem ky i aftë të godasë me raketa objektivat armike në 40 kilometra largësi dhe 20 kilometra lartësi. Dërgimi i këtyre sistemeve u zvarrit për shkak të një liçense eksportimi, por sulmet e shtuara të Rusisë në ditët e fundit ndaj objektivave në Ukrainë e kanë shndërruar në emergjencë dërgimin e këtyre sistemeve për Kievin. Kjo vendosmëri e Gjermanisë u konfirmua dhe nga minstrja e Mbrojtjes, Kristine Lambreht, sipas së cilës kjo është koha e duhur që Gjermania të dërgojë ndihmat e shumëpritura nga Ukraina. “Sulmet e shtuara me raketa ndaj qyteteve të Ukrainës tregojnë se sa i nevojshëm është dërgimi i sistemeve të mbrojtjes atje. Sulmet me raketa ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera po terrorizojnë popullsinë vendase, prandaj në këtë moment ne kemi vendosur të dërgojmë ndihmën tonë me armë të mbrojtjes ajrore” – deklaroi Lambreht. Mesazhit të Lambreht iu bë jehonë edhe nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila tha se qeveria e saj po bën gjithçka për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. “Banorët e Kievit janë në frikë vdekjeprurëse gjatë sulmeve ruse. Një krater goditës u krijua pranë sheshit të lojërave. Është e neveritshme dhe e pajustifikueshme që Putin të synojë shkatërrimin e qyteteve dhe vrasjen e civilëve me raketa” – shkroi Baerbock në Twitter.


Dërgimi i katër sistemeve të mbrojtjes ajrore pritet t’i japë një ndihmë të madhe Ukrainës në këtë fazë kyçe të luftës. Vlera e një sistemi të mbrotjes ajrore Iris-T SLM përllogaritet në 140 milionë euro. Gjermania është zotuar të ofrojë 1.2 miliardë euro
ndihmë për Ukrainën.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *